Pas pllakatës, mbiemri i Zymberit shkruhet gabim edhe në banerin në objektin e Qeverisë - NACIONALE

Pas pllakatës, mbiemri i Zymberit shkruhet gabim edhe në banerin në objektin e Qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa orë më parë, Nacionale raportoi për një huqje të turpshme. Në pllakatën që sot u zbulua në kampin “Belvedere” të Policisë së Kosovës, mbiemri i Enver Zymberit, polic i rënë në detyrë në vitin 2011 në veri të Kosovës, ishte shkruar gabimisht.

Në vend të Zymberit ishte shkruar Zymeri, gjë e cila ngjalli shumë reagime.

Por përveç pllakatës, njëjtë është shkruar edhe në një banerë që është vendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Siç shihet në foton e mëposhtme, edhe në këtë banerë mbiemri i Zymberit, që është hero i shpallur i Kosovës, është shkruar si Zymeri.

Lajme të ngjashme