Pas PDK-së, edhe LDK-ja e dërgon Ligjin për Zyrtarët Publikë në Kushtetuese
Pas PDK-së, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot Ligjin për Zyrtarët Publikë në Gjykatën Kushtetuese.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ky ligj nuk është në përputhje me standarde evropiane.
Sipas tij, ligji bie ndesh edhe me obligimet që Kosova ka marrë me nënshkrimin e MSA-së me BE-në.
“Ne si LDK vlerësojmë se ky Ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend, që është Marrëveshja për Stabilizim Asociimit dhe në kundërshtim me ligjet tjera”, ka deklaruar Gashi, pas dorëzimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë në Kushtetuese.
Disa orë më parë, këtë ligj në Kushtetuese e ka dorëzuar edhe PDK-ja.