Pas mbylljes së pikës kufitare në Merdarë, shtohet numri i pritjes tek Dheu i Bardhë - NACIONALE

Pas mbylljes së pikës kufitare në Merdarë, shtohet numri i pritjes tek Dheu i Bardhë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas vendosjes së barrikadave në territorin serb në afërsi të kufirit në Merdarë, është rritur fluksi i makinave në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar kohën e pritjes në Dheun e Bardhë.

Për të hyrë në Kosovë, qytetarët duhet të presin nga 20 deri 30 minuta, ndërsa kolona është afërsisht 50 metra.

Sa i përket daljeve nga territori i Kosovës, koha e pritjes është 15 deri 20 minuta.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pika kufitare në Merdarë, është mbyllur për arsye të vendosjes së barrikadave në territorin serb, ku dhe ka kërkuar nga qytetarët që të i shmangën këtij pikë kalimin dhe të drejtohen në pikat e tjera kufitare.

Lajme të ngjashme