Pas “Leopard”-ëve gjermanë, në Ukrainë arrijnë edhe tanket britanike “Challenger”
Tanket britanike “Challenger” kanë arritur në Ukrainë, tha të hënën një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Iryna Zolotar, i tha agjencisë AFP se tanket britanike tashmë janë pranuar.
“Ato (tanket) janë në Ukrainë tashmë”- tha zëdhënësja, pa ofruar hollësi të tjera, raporton gazeta “The Guardian”.
It was a pleasure to take the first Ukrainian Challenger 2 MBT for a spin.
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) March 28, 2023
Such tanks, supplied by the United Kingdom, have recently arrived in our country.
These fantastic machines will soon begin their combat missions.
Thank you, @RishiSunak, @BWallaceMP, and the 🇬🇧 people. pic.twitter.com/zoCRmKdBnN
Pritet që këto tanke të përdoren nga ushtria ukrainase gjatë ndonjë kundërofensive në pranverë kundër forcave ruse.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha më herët të hënën se ai inspektoi “një shtesë të re” për forcat e vendit – tanket “Challenger” dhe automjetet luftarake gjermane, “Marder”, si dhe automjetet e blinduara “Cougar” e automjetet e blinduara për transportimin e personelit, “Stryker”, nga Shtetet e Bashkuara.
“Para një viti, askush nuk do të kishte menduar se përkrahja e partnerëve tanë do të ishte kaq e fuqishme”- tha ministri ukrainas.
