Pas kryeministrit, edhe presidentja i "detyron" ambasadorët të marrin shënime - NACIONALE

Pas kryeministrit, edhe presidentja i "detyron" ambasadorët të marrin shënime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket si një rastësi, por është hera e dytë kur ambasadorët e QUINT-it postohen nëpër fotografi teksa marrin shënime gjatë takimeve me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.

Së pari këtë e bëri kryeministri disa ditë më parë, e të njëjtën e ka bërë edhe presidentja ditën e djeshme.

Por, cili mund të jetë mesazhi që po duan ta përcjellin?!

Kurti flet, ambasadorët marrin shënime!

Zyra e Kryeministrit është treguar shumë e kujdesshme me takimin që kryeministri Albin Kurti ka pasur më 23 shkurt me ambasadorët e QUINT-it.

Pas takimit, kjo zyre ka nxjerr në publik disa foto ku kryeministri duket sikur është duke iu ligjëruar ambasadorëve të vendeve mike të Kosovës, raporton gazeta Nacionale.

Në fotografit e zgjedhur, derisa kryeministri Kurti shihet duke folur, ambasadorët janë duke mbajtur shënime.

Në një komunikatë të dërguar për media pas takimit, u theksua se Kurti kishte kërkuar nga ambasadorët e QUINT-it largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Kryeministri theksoi dhe nevojën që BE-ja të heqë sa më shpejt masat ndëshkuese ndaj vendit tonë, pasi arsyet për të cilat janë vendosur kanë pushuar qysh në shtatorin e vitit të kaluar, kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës”, thuhej në komunikatë.

Përzgjedhjen e këtyre fotove e ka komentuar edhe njohësi politikës së jashtme, Emir Abrashi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përzgjedhja e fotove është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Sipas tij, kjo është megalomani.

“Perpos deshtimit protokollar ne ulje, te cilin e ka potencu Visar Xhambazi ne platformen X, shiheni perzgjedhjen e fotografive te cilat i ka postu* kryeministri pas takimit me ambasadoret e Kuintit. Ne fotot ku eshte kryeministri, ai shihet tu fole, ndersa ne fotot e ambasadoreve, ata jane duke mbajte shenime. #Megalomani #Diktim #Ulu_1sh *Fotot jane postu dje ne llogarine zyrtare te Albin Kurtit ne platformen X.”, ka shkruar Abrashi.

Të gjithë ambasadorët mbajnë shënime para presidentes!

Në takimin e mbajtue dje në presidencë, ishin 6 ambasadorë. Para tyre ishin presidentja, kryeministri e kryeparlamentari.

Të gjithë ambasadorët, përveç atij gjerman, kishin nga një letër apo fletore para vetes. Të gjithë po shkruanin në të, teksa fotografia e ka në qendër presidenten duke folur. Rastësi, mbase!

May be an image of 6 people

Në komunikatën e zyrës së presidentes u tha se tema kryesore që u diskutua në takim ishte ajo e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Takimi i Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ishte komunikata e shkurtër e Presidencës.

Si për çudi, nuk pati fotografi të tjera të publikuara nga ky takim.

Lajme të ngjashme