Pas Kaçanikut Abdixhiku me tubim në Han të Elezit: Plot shpresë e vullnet
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ndalur këtë herë në Hanin e Elezit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se "Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës", që kreu i LDK-së e quajti "një projekt kyç të ‘Rrugës së Re’."
Ai shtoi se "ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi!"