Pas e thelloi në 19 miliardë euro, Kurti tani zotohet për "zvogëlimin e deficitit tregtar" - NACIONALE

Pas e thelloi në 19 miliardë euro, Kurti tani zotohet për "zvogëlimin e deficitit tregtar"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga tubimi elektoral i radhës në Prizren, kryeministri Albin Kurti u zotua mes tjerash për ‘zvogëlim të deficit tregtar’ nëpërmjet investimit të një miliard eurove në prodhimtari.

“Një milliard euro edhe për prodhimtari për ta mbështetur kreditimin për investime të mëdha e të mesme, për shkak se duhet të prodhojmë sa më shumë e deficitin tregtar ta zvogëlojmë sa më shumë.” – tha Kurti.

Megjithatë, deficiti tregtar kumulativ i Kosovës në katër vitet e fundit nuk përbën thjesht një statistikë – qëndron si përgenjështures i suksesit të shumëtrumbetuar nga kreu i qeverisë duke arritur vlerën e 19 miliardë eurove.

Periudha Eksportet (FOB) Importet (CIF) Bilanci tregtar Përqindja e mbulimit
2021 755,726 4,684,198 -3,928,472 16.1%
2022 920,405 5,639,393 -4,718,989 16.3%
2023 863,141 5,917,027 -5,053,886 14.6%
2024 941,250 6,332,896 -5,391,646 14.9%
Totali 3,480,522 22,573,514 -19,092,993 15.48% (mesatare)

Lajme të ngjashme