Pas dorëheqjeve, zyrtarët policorë serbë dorëzojnë edhe armët
Pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës pas dorëheqjeve të tyre gjatë të dielës, sot kanë dorëzuar edhe armët.
Kështu ka raportuar RTV Dukagjini, ku shihen pjesëtarët serbë të policisë të cilët kanë filluar të dorëzojnë armët.
Ndryshe të dielën pas përfundimit të tubimit në sheshin e Mitriovicës Veriore, dhjetëra pjesëtarë serbë të PK-së, u panë duke dorëzuar fletdorëheqjet e tyre.

“Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, u tha në arsyetimin e dorëheqjes së tyre.
Edhe zyrtarët e Listës Serbe janë larguar nga të gjitha pozitat në institucionet e Kosovës.
Dorëheqjet e tyre po bëhen pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq si dhe për shkak të vendimit për targat.
Për t’i lexuar më të rejat nga ngjarjet në veri të vendit, klikoni KËTU.
