Pas bllokadës totale në shkurt, Radoniqi thotë se kanë punuar në platformën e rezultateve: Me mbështetjen e Britanisë
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë punuar në platformën për rezultatet.
Ai theksoi se rezultatet do të dalin pak orë pas mbylljes së qendrave.
“Zgjedhje për të cilat KQZ-ja ka punuar që gjashtë muaj. Kemi bërë përgatitje të shumta, ndryshime në proces sipas ligjit. Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën. Kemi mbështetjen e Britanisë në ndërtimin e platformën, sa i përket qendrave komunale të gjitha përgatitjet janë bërë”, tha Radoniqi.