Partneritet mes popujve, e përmendi Osmanin, por jo Kurtin: Çfarë tha Hovenier në adresimin e fundit?
Jeff Hovenier tashmë është në ditët e fundit të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Mbrëmë Hovenier lëshoi një video-adresim, me shumë gjasë të fundit në funksionin e tanishëm. Në video, Hovenier përmendi popullin e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, por nuk e përmendi me emër kryeministrin Albin Kurti. Çfarë tha Hovenier?
Që në fillim të videos, Hovenier tregoi se viti 2024 shënoi arritje të rëndësishme për Kosovën. Edhe në këtë adresim, Hovenier e përmendi forcimin e partneritetin e qëndrueshëm në mes popullit të ShBA-së dhe atij të Kosovës.
“Ishte një vit i të arriturave të rëndësishme për Kosovën. Së bashku kemi forcuar partneritetin e qëndrueshëm mes popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës” – e nisi videon e tij ambasadori Hovenier.
It has been the honor of my career to serve as the United States Ambassador to the Republic of Kosovo and contribute to our shared effort to advance a sovereign, independent, multiethnic, democratic, and prosperous Kosovo. I look forward to seeing what you, the people of Kosovo,… pic.twitter.com/BQR2k6l4My
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 27, 2024
Në këtë video përmbyelllëse të vitit, Hovenier renditi fillimin e programit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të ShBA-së, që mundëson investimin 236 eurove në sigurinë energjetike të Kosovës.
Megjithatë, ai nuk e përmendi Qeverinë e Kosovës dhe i vetmi pjesëtar i Qeverisë Kurti që shfaqet në këtë video është Hajrullah Çeku. Por ambasdori amerikan përmendi vizitën e Liz Allen, nënsekretare e shtetit për diplomaci publike, në Kosovë, duke shfaqur një fotografi të përbashkët me Osmanin.
“Vizitën e nënsekretares së Shtetit për Diplomaci Pubike dhe Marrëdhënie me Publikun, Liza Allen, e cila nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me presidenten Osmani për të rritur bashkëpunimin në luftën kundër ndikimit të huaj dhe manipulimit në media” – ka thënë Hovenier.
Gjatë adresimit të tij, Hovenier përmendi kremtimin e 4 Korrikut – pavarësia e ShBA-së – të këtij viti në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, duke theksuar se “të gjithë ne refuzuam të lejonim shiun e rrëmbyeshëm të na pamundësonte të festonim dhe të kërcenim së bashku”.
Nga fundi i videos Hovenier e dha lajmin se dhjetori i këtij viti shënon fundin e misionit të tij si ambasador i ShBA-së në Kosovë.
“Dëshiroj të shfrytëzoj rastin për të falënderuar të gjithë popullin e Kosovës për miqësinë dhe mikpritjen e tyre. Ka qenë nderi më i lartë i karrierës sime të shërbej në këtë rol dhe të kontribuoj në një përpjekje të përbashkët të ShBA-së dhe Kosovës për të avancuar dhe konsoliduar një Kosovë sovrane, të pavarur, shumëetnike, demokratike dhe të begatshme. Jam renar për të arriturat e përbashkëta” – ka theksuar ambasadori Hovenier.
Tutje, ai deklaroi se e di që e ardhmja e Kosovës është e ndritshme.
“E lë këtë detyrë duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mundësitë e saj janë të pafundme. Pres me padurim të shoh se çfarë do të arrini ju, populli i Kosovës, në vitin 2025 dhe më tej. E di që ato do të jenë të mahnitshme” – përmbylli adresimin Hovenier.
Gjatë ditëve të fundit, Hovenier ka mbajtur disa takime lamtumirëse, përfshirë me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe krerët e opozitës. Gjatë ditës së djeshme, Hovenier e nderoi ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, duke treguar se kishte pasu kënaqësi ta njihte ish-presidentin, i cili konsiderohet shpesh si “babai i pavarësisë”.
“Veprimi i parë publik dhe zyrtar ishte vënia e kurorës bashkë me presidenten këtu tek Rugova dhe e ndjeva si shumë të përshtatshme që në veprimin e fundit zyrtar të bëja këtë. E bëjë këtë në kujtim të presidentit Ibrahim Rugova … Këmbëngulja e tij për të drejtat dhe mbrojtjen e të gjithë njerëzve në Kosovë, për një shtet sovran, demokratik, multietnik dhe të begatë. Këmbëngulja e tij për të ndjekur këto qëllime në një mënyrë me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar. Pata kënaqësinë ta njihja atë si një diplomat shumë i ri në atë kohë, dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë” – u shpreh Hovenier.