Partitë nxjerrin kandidatët e tyre, VV ende jo: Listat e plota të garuesve
Tashmë janë zyrtarizuar listat garuese të të gjitha partive për zgjedhjet e 9 shkurtit, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Partia Demokratik e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nxorën zyrtarisht 110 kandidatët e tyre për Dhomin e Popullit.
Deri në ora 12:00 të natës Vetëvendosja supozohet të publikojë listën e saj.
T’i hymë me rend...
LDK-ja që i ka paraprirë fushatës qe kohë me intensitet në top dhjetëshen e saj të parë ka nxjerrë emrat prej më domethënës të partisë, duke nisur prej Lumir Abdixhikut, Kujtim Shalës, Doarsa Kica-Xhelilit, Lutfi Hazirit, Gazmend Muhaxherit, Hkymete Bajramit...e Anton Qunit.

PDK-ja, në anën tjetër, në top-renditje ka nisur prej Bedri Hamzës – si bartës liste – me Memli Krasniqin, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn, Uran Ismajlin...e Bernard Nikajn.

AAK-ja në koalicion me Nisma-n e me një numër tjetër partish të vogla, nisi me bartësin e listës, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Time Kadrijajn, Ardian Gjinin...Bekë Berishën e Besnik Tahirin...

Nga Vetëvendosja kandidatë individualë kanë ndarë kandidaturat dhe numrat e tyre, megjithatë ende s’ka pasur listë të plotë.
E.g: analisti kaherë pro-pushtetit, Gazmir Raci, ka njoftuar se është në listë të Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit.