Partia e Pecit e Gërvallës e lavdëron veten për 8 Mars: Jemi shembulli më i mirë për barazinë
Partia Guxo, që bashkëdrejtohet nga Donika Gërvalla e Faton Peci, ka bërë një postim, në të cilin ka uruar 8 Marsin.
Por gjatë leximit të këtij postimi, në sy bie një rresht, ku partia Guxo, që është në pushtet, e lavdëron veten. Në urimin e tyre, ata përmendin Guxo-n si “shembullin më të mirë për barazinë”.
“Lufta për barazi në punë, kontrollë të plotë të gruasë mbi veten dhe ndalimit të dhunës ndaj grave ishin dhe mbesin betejat kryesore që vazhdojnë dhe sot. Partia Guxo është shembulli më i mirë i konceptit që ne ofrojmë për barazinë.” – shkruan në urimin e tyre Guxo.