Parregullsitë e shprehura në zgjedhje, DnV: Votimi me asistencë dhe fotografimi i votës
Demokracia në Veprim ka vlerësuar se të dhënat nga terreni tregojnë që interesimi i qytetarëve për të votuar është i ulët.
Dalja në votime, sipas vëzhguesve të DnV-së, deri në orën 17:00 është rreth 29%, apo 10% më e ulët së në zgjedhjet e dhjetorit.
Në një konferencë për media, Eugen Cakolli ka treguar se parregullsitë më të shprehur gjatë ditës se sotme kanë qenë vështirësitë e votuesve në gjetjen e vendvotimit, votimi me asistencë dhe fotografimi i votës
Ai ka folur edhe për incidentet
“Është raportuar edhe për disa incidente që kanë të bëjnë me tentime për të votuar në emër të familjarëve të tyre, por që të gjitha janë trajtuar nga policia në mënyrë profesionale. Tani kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbyllje të vendvotimeve, DnV u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Pjesëmarrja në zgjedhje përveç që është e drejtë themelore, është edhe përgjegjësi dhe mjet i fuqishëm për të ndikuar në drejtimin e qeverisjes së vendit”, ka deklaruar ai.