Parlamenti Studentor i UP-së organizon protestë kundër Asociacionit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se me datë 15 shkurt do të organizoj marsh protestues në Prishtinë si kundërshtim i themelimit të Asocoacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Përmes thirrjeve në Facebook, nga ky parlament kanë thënë se do të protestohet për shkak, siç thonë ata, Kosovës po i cënohet sovraniteti dhe integriteti territorial.
Kjo protestë është thirrur në datën kur Universiteti i Prishtinës shënon 53 vjetorin e themelimit.
“Në vend se të flasim lidhur me marrëveshjen e cila parasheh njohjen reciproke të diplomave universitare në mes Kosovës dhe Serbisë, sot flitet vetëm për asociacionin një etnik që cenon stabilitetin dhe paqen e shtetit tonë. Prandaj të mërkurën e 15 shkurtit, përveçse kremtojmë përvjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, MARSHOJMË BASHKË KUNDËR ASOCIACIONIT”, - thuhet në njoftim.

