Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin në veri të Kosovës
Parlamenti Evropian pritet që sot të diskutojë për Kosovën dhe Serbinë.
Ky diskutim, sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni, pritet që të mbahet pas orës 15:00.
“Zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore në Kosovë.” – thuhet në këtë pikë.

Ndryshe, në një akt terrorist, një formacion prej 30 personave të armatosur rëndë sulmuan sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjska të dielën e 24 shtatorit. Nga ky sulm, një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur.
Autoritetet e Kosovës njoftuan vdekjen e tre terroristëve të dielën, më pas më 25 shtator u konfirmua se ishte zbuluar trupi i një sulmuesi të katërt.
Tashmë, është konfirmuar se pjesëmarrës në këtë sulm terrorist, ka qenë edhe Milan Radojiçiq, i cili deri para pak ditëve mbajti pozitën si nënkryetar i Listës Serbe.