Parashikimi për rënien e gripit: E-maili që morën anëtarët e KPM-së rreth mbledhjes për shkarkimin e Jeton Mehmetit - NACIONALE

Parashikimi për rënien e gripit: E-maili që morën anëtarët e KPM-së rreth mbledhjes për shkarkimin e Jeton Mehmetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gripi është një prej arsyeve që përmendet në e-mailin e dërguar anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, për mbledhjen e thirrur me qëllim shkarkimin e kryetarit të KPM-së, z.Jeton Mehmeti.

Juristja e medias Flutura Kusari, ka alarmuar për mbledhjen e Komisionit të Pavarur të Medias, që sipas saj, pikë jashtë rendit të ditës, do ta ketë shkarkimin e kundërligjshëm të kryetarit të KPM-së, z.Jeton Mehmeti.

“Alarmuese ; Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t'i kryhet mandati. Shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht”, ka njoftuar Kusari.

Gazeta Nacionale ka siguruar e-mailin që iu ka shkuar anëtarëve të KPM-së, i cili shtjellon arsyetimin e kësaj kërkese.

Parashikimi i rënies së gripit para datës 20 janar, te ndonjëri prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, është një nga arsyet që lexuam në këtë e-mail.

Pas një diskutimi që kishim me kolegër Besnik Berisha dhe Fitim Veliu kemi ardhur në përfudnim se zgjedhja e kryesisë së re duhet të bëhet para se KPM të mbetet pa kuorum, gjegjësisht disa ditë para datës 20 janar për t’u siguruar se ndonjëri nga ne nuk do të jetë me ‘grip’ apo mungojnë për arsye tjera”, thuhet në përmbajtjen e këtij e-maili.

Anëtarja e KPM-së, znj. Luljeta Aliu, po ashtu është kujdesur që t’ua kujtojë anëtarëve të Komisionit – me ‘caps lock’ – se refuzimi i mbledhjes së jashtëzakonshme do të përbënte ‘vepër penale’.

Tutje, zgjedhja e kryesisë së re është çëstje urgjente për funksionalitetin e institucionit. Refuzimi i përkrahjes për mbledhje të jashtëzakonshme për një çështje kaq urgjente do të nënkuptonte sabotimin e qëllimishëm të punës së KPM-së rrjedhimisht VEPËR PENALE të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, thuhet në email.

Për mbledhjen e jashtëzakonshme të KPM-së, ku pritet shkarkimi i Mehmetit, Flutura Kusari shkruan:

"Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t'i kryhet mandati.

Shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht.

Qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjedhen anëtarët e rinjë të KPM-së.

Sipas votave që i kanë, kryetari dhe nënkryetari do ta zgjedhin veten dhe do të jenë udhëheqesit më jolegjitim të historisë së KPM-së. Sigurisht që ky vendim do të atakohet menjëherë në gjykatë.

Në agjendën e takimit, shkarkimi nuk figuron si pikë e rendit sepse do të ndodhë si propozim për pikë shtesë.

Unë du me besu që zyra ekzekutive e KPM-së do ta ndalojë këtë procedurë të jashtligjshme dhe do ta kundërshtojë haptazi sot.

Ky zhvillim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në rënien e mëtutjeshme të lirisë së mediave dhe do të shënohet në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare.

I lus mediat që të përcjellin mbledhjen në mënyrë që ta dokumentojmë këtë shkarkim politik.

Kryetari dhe nënkryetari duhet të zgjedhen pasi të plotësohet komisioni me anëtarë të rinjë.

KPM kishte thirrur mbledhje për sot dhe agjenda e paraparë sipas faqes zyrtare, ishte kjo".

Lajme të ngjashme