Parashikimi i motit për sot - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Metorologët parashohin mot të thatë dhe të qëndrueshëm, pa mundësi për të reshura për ditën e sotme.

Ditëve të para të kësaj jave do të ketë edhe vransira por edhe intervale me diell, derisa nga dita e enjte intervalet me diell do të jetë më të gjata.

Orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, ultësirave me kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.

Moti më stabil me periudha më të gjata qetësie sidomos orëve të mbrëmjes, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqës, e në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Vetëm gjatë ditës vende-vende nivelet e ndotësve mund të jenë në vlera të pranueshme.

13.02 - Vransira paradite, gjatë ditës kryesisht me diell.

14.02 - Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

15.02 - Pjesërisht vranët paradite. Intervale me diell gjatë ditës.

16.02 - Kthjellët dhe kryesisht me diell.

17.02 - Kryesisht me diell. Kohëpaskohe vransira kalimtare.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.

Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.

Lajme të ngjashme