Parashikimi i motit për javën e fundit të vitit 2022
Gjatë javës së fundi të këtij viti, moti do të jetë stabil, me mundësi për reshje shiu.
Prishtina Weather njofton se dita e hënë od të jetë me diell, ndërsa të martën, do të ketë mundësi për riga lokale shiu.
Temperatura minimale do të jetë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, derisa ajo maksimale do të rritet deri në 12 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë i Prishtina Weather:
Nga dita e mërkurë mbetet kryesisht thatë, me më shumë vransira por edhe intervale me diell gjatë ditës. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit mbeten kushte për mjegull apo mjegullinë.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditëve vijuese. Ditën e martë parashihet të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjë që shpërndanë ndotësit ajror. Deri në mbrëmje indeksi mund të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira.
26.12 - Kthjellime dhe diell. Në ultësira orëve të mëngjesit mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
27.12 - Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vransirat shtohen, ku më vonë priten edhe riga lokale shiu.
28.12 - Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
29.12 - Vransira dhe intervale me diell. Në ultësira mundësi për mjegull në mëngjes.
30.12 - Kryesisht me vransira.
Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale të martën rriten deri në 12C, e më pas zbresin në 8C e 9C.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-4m/s, vetëm ditën e martë frynë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.