Parashikimi i motit: Fundjava me diell e vranësira
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të mbajë kohë me reshje shiu, derisa në fundjavë kryesisht me vranësira.
Prishtina Weather njofton se temperaturat minimale gjatë pesë ditëve në vijim do të jenë 12 gradë Celsius, ndërsa minimalet nga 0 deri në 4 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Të shtunën vransira e diell. Ditën e diel kohëpaskohe me të reshura shiu. Periudha shiu paraqiten edhe javën vijuese.
7.04.2023 - Kryesisht me vransira paraqitet moti në fundjavë. Ditën e shtunë me intervale me diell, ndërsa të dielen priten edhe të reshura lokale shiu kohëpaskohe, që pritet të vazhdojnë edhe ditën e hënë. Në vise malore do të ketë edhe të reshura të reja bore.
Mot me vransira të ndryshueshme e intervale me diell parashihet edhe ditën e martë, të mërkurën paraqiten mundësi për reshje shiu orëve të mëngjesit.
Cilësia e ajrit gjatë fundjavës do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, orëve të pasdites, e në mbrëmje në periudha qetësie, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror që shtyn indeksin të kaloj në vlera të dobëta.
8.04 - Vransira e intervale me diell. Pasdite me mundësi edhe për riga lokale shiu.
9.04 - Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
10.04 - Vransira dhe reshje shiu kohëpaskohe. Në vise malore reshje bore.
11.04 - Vransira dhe intervale me diell.
12.04 - Kryesisht vransira dhe mundësi për reshje shiu orëve të mëngjesit.
Temperaturat rriten më afër vlerave mesatare. Minimalet luhaten nga 0C deri 4C, e maksimalet ndrëmjet 9C e 12C.
Dominojnë erërat nga krahu verior, që frynë të lehta dhe mesatare 3-8m/s, e të hënën me hove deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lehtazi e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies javën vijuese.