Paranojaku Vuçiq: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është treguar goxha paranojak në një video-adresim përmes rrjetit social "Instagram".
Ai u është drejtuar vendeve të QUINT-it, duke thënë se Serbia dëshiron paqe, teksa hodhi kritika ndaj ekzekutivit kosovar pas shkarkimit të gjykatës serbe, Stefanoviq, përcjell Gazeta Nacionale.
Tutje, Vuçiq kritikoi kryeministrin Kurti se ka shkelur marrëveshjet e Brukselit, ani pse vet shteti që ai drejton nuk i ka respektuar thuajse shumicën prej tyre.
“Kurti ka shkelur marrëveshjet e Brukselit dhe sipas tij dhe të tjerëve që e mbrojnë atë, marrëveshjet e Brukselit më nuk ekzistojnë. Kurti është ai që dëshiron ta prishë paqen në Kosovë.
Me urdhër të Abin Kurtit, Biljana Stefanoviq është hequr nga institucionet e Kosovës si gjykatëse serbe. Përjashtimi i të gjithë komandantëve dhe zyrtarëve serbë të policisë që morën pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ishte përgatitur për këtë mëngjes.
Me këtë, ai ka vendosur ta sulmojë Serbinë”, ka thënë ndër të tjerash Vuçiq, duke shfaqur kështu edhe pak doza histerie.