Paralajmëron ekonomisti kosovar: Në pranverë mund të ulen çmimet - NACIONALE

Paralajmëron ekonomisti kosovar: Në pranverë mund të ulen çmimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë muajit prill pritet të ketë pak rënie të çmimeve. Kështu po thekson Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Ai në një intervistë për EO, ka thënë se në pranverë të këtij viti pritet që të fillojë rimëkëmbja ekonomike, pas dy vitesh krizë globale, e cila në Kosovë u ndje në mënyrë më të theksuar.

“Besoj që duhet të kemi optimizëm për vitin 2023 sepse janë disa indikatorë që sjellin optimizëm, që do të ketë lëvizje pozitive. Në rend të parë, pas ngritjes së çmimit të importit të naftës ruse në Evropë është një frymarrje më e lehtë.

“E treta është kostoja e shpenzimeve të transportit. Derisa në vitin e kaluar për një konteiner nga Azia, është paguar afro 20 mijë dollarë, sot paguhen vetëm 3 mijë dollarë. Dhe në këtë drejtim besoj që nga marsi apo fillimit i prillit të vitit 2023 do të kemi rënie apo trend rëniesh edhe të inflacionit, por besoj që edhe çmimeve”, tha ai.

Lajme të ngjashme