Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes gjatë lëvizjes
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se parashikimeve të motit janë që sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h.
Për këtë arsyeje, komuna i ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes.
Përmes një njoftimi, komuna ka treguar veprimet që duhet të ndërmarrin qytetarët.
“Të nderuar qytetarë, Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h. Për sigurinë tuaj, ju lutemi: Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme; Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura; Të bëni kujdes gjatë qarkullimit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.