Para një viti foli për “ankth dhe stres” nga kthimi i Trump: Kurti sot s’duket ta merr serozisht paralajmërimin e fundit - NACIONALE

Para një viti foli për “ankth dhe stres” nga kthimi i Trump: Kurti sot s’duket ta merr serozisht paralajmërimin e fundit

1 vit më parë

nga NACIONALE

  • Kosova është në “stres dhe ankth” nga kthimi i Donald Trump.

Kështu, para saktësisht një viti, i thoshte Albin Kurti gazetës prestigjioze “Semafor” kur prospekti i rikhtimit të Donald Trump në Shtëpi të Bardhë nuk ishte ende i sigurt. Joe Biden asokohe ende ishte në garë, dhe sondazhet s’e kishin shënuar Trump-in në lartësinë që do ta arritne në zgjedhje e nëntorit. Më 22 maj, 2024, Kurti në këtë intervistë aplaudohej nga intervistuesi për guximtar të madh në të thënit sinqerisht atë që liderët dhe diplomatët evropianë “e thonë veç privatisht”.

  • Me kthimin e Donald Trump ka një lloj stresi dhe ankthi përgjatë kontinentit, dhe as Kosova nuk është ndryshe”, pati thënë Kurti.

Kurti ka lënë marrëdhënie të hendikepuara me të dy administratat amerikane: me atë të Republikanëve dhe Demokratëve në fund. Tash me Republikanët në skenë sërish, Kurti ka një rezervuar të madh përvojash të rënda. Prej akuzimit se ia rrëzuan qeverinë e parë Kurti e deri te anulimi i obligimeve të vendit për Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur nga Qeveria Hoti. Atë marrëveshje, partia në pushtet, e ka vokalizuar deri edhe në ‘tradhti’ ndaj vendit.

Një vit më vonë dhe gjashtë muaj që nga inaugurimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk është vendosur asnjë kontakt nga qeveria – tash në detyrë – e Kosovës me Administratën Trump. Pamja e tyre për rajonin supozohej të ishte jashtë pikture në kontekstin e tashëm me dy luftëra të mëdha duke u zhvilluar.

Por, krejt papritur Donald Trump e futi Kosovën në përqendrimin e vet: “Do ta zgjidh, sërish”, ishte mesazhi që dha në “Truth” ditëve të fundit.

“Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po fërkoheshin rëndë e më rëndë, siç kanë bërë me dekada, dhe ky konflikt i kahershëm ishte gati të kapërcente në LUFTË. Unë e ndala (Biden ka dëmtuar pamjen afatfate me disa vendime të marra, por unë do ta ndreq sërish”, shkroi Trump.

Por, çfarë qëndrime ka pasur Biden?

Me të ardhë në pushtet më 2021, Administrata Biden, e përkrahu Marrëveshjen e Uashgintonit dhe e quajtën “të mirë” në thelb – ndërsa një letër e ekipit garues presidencial të Biden kishte akuzuar administratën në shkuarje (asokohe) të Trump, për qasje të “pabalancuar”. Në këtë këngë kishte qëndruar Albin Kurti, i cili i pati dalë edhe në mbështetje Biden-it; kësisoji për herë të parë një lider kosovar duke marrë anë në zgjedhjet amerikane.

Por, kjo mbështetje e Biden-it s’i shkoi gjatë dhe mirë Kurtit – administrata e Biden i qëndroi dhe fascilitoi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë thjesht me njohje të derës së pasme – dhe jo juridikisht të ndërsjellë – marrëveshje të cilën fillimisht e përqafoi edhe Kurti si “arritja më e madhe në politikën e jashtme” të Kosovës.

Njohje “de facto” dhe autonomi territoriale për komunitetin serb – ishte ajo çka Administrata Joe Biden shtyu para dhe të cilën e pranoi Kurti. Ndërkaq Kurti, për administratën Trump paraprake, shprehej se ekzistonin plane për ndarje territoriale të Kosovës, ose siç e quante ai, “thika mbi harta”.

Administrata Biden – që Trump e akuzoi se ka dëmtuar “perspektivën afatgjate” mes Kosovës dhe Serbisë – ka shtyrë në plotni për Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit. Kjo marrëveshje qe bërë bazamenti i (mos)shtyrjes së Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike për sa kohë Kosova (nuk) e zbaton atë.

Pyetur për deklarimin e Trump se do ta “zgidh, sërish” çështjen e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti para gazetarëve tha se “Serbia fillimisth duhet ta dorëzojë Millan Radojçiqin”.

Lajme të ngjashme