Paparaci: Nipi i Rexhep Selimit bëhet drejtor i Policisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla
Siç, mëson Paparaci Fehmi Hoti ka lidhje familjare përkatësisht është nipi i ish-shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi.
Ndryshe, Hoti para se të emërohet si u.d I Drejtortit të Përgjithshëm, muaj më parë ishte emëruar si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.