Papa Françesku thotë se po punohet për një vizitë në Kosovë
Papa Françesku ka thënë se është duke punuar për realizimin e një vizite në Kosovë, por se një gjë e tillë nuk është vendosur përfundimisht.
Ai e ka bërë të ditur këtë plan në një intervistë për revistën spanjolle, “Vida Nueva”, kur është pyetur se a ka ndonjë udhëtim të planifikuar përtej atyre që i ka njoftuar zyrtarisht.
Kur u pyet se pse nuk do të shkojë në Spanjë, papa tha: “Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh në Evropë derisa t’i përfundoj të vegjlit. Fillove me Shqipërinë dhe shkova në Strasburg, nuk shkova në Francë. Edhe pse do të shkojë në Marsejë, nuk do të shkoj në Francë."
Papa konfirmoi se e ka në program edhe vizitën në Argjentinë, por pasi të përfundojnë zgjedhjet.
Në qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vizitoi Vatikanin, ku u takua me Papa Françeskun.
“Me Papa Françeskun biseduan për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë”- thuhet në njoftimin zyrtar për këtë vizitë.
