Pantina: Qeveria Kurti ka vetëm propagandë
Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka bërë me dije se Qeveria Kurti nuk ka shënuar asnjë sukses për t`u krenuar në dy vitet e para të qeverisjes.
Ai ka thënë se kjo qeveri ka vetëm propagandë.
“Edhe pas dy viteve qeverisje nuk kemi as edhe një projekt të vetëm me të cilin mund të krenohen, e në anën tjetër ka dhjetëra dështime për të cilat edhe media e shoqëria civile kanë raportuar”, ka thënë Pantina për gazetën Blic.
Ajo ka kritikuar edhe videot që partia në pushtet i ka lansuar kundër qeverive të kaluara.
Sipas saj, këto video kanë për qëllim mbulimin e dështimeve të Qeverisë.
“‘Suksesi’ më i madh i kësaj qeverie vazhdon të mbetet propaganda. Çfarë kemi parë sidomos muajt e fundit është prodhimi i disa videove propaganduese, ku partia në pushtet ka fajësuar qeveritë e shkuara për të mbuluar dështimet e veta”, Pantina.