“Pamje panoramike”, Pacolli hap një hotel tejet luksoz në Zvicër: Përfaqëson një standard të ri
Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka hapur një tjetër hotel në Llugano të Zvicrës.
I vendosur në një pozicion magjepsës buzë liqenit, “Sëissdiamond Romantica Boutique Hotel” përfaqëson një standard të ri të luksit në këtë fushë.
Pamjet e këtij hoteli luksoz i ka publikuar vetë Pacilli.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pret që ky vend të bëhet destinacion i preferuar për mysafirët.
“Sot në qytetin piktoresk të Luganos-Ponte di Melide, u përurua me krenari *Sëissdiamond Romantica Boutique Hotel*, nje antar i ri i zingjirit “SËISSDIAMOND”një perlë e re mikpritjeje që do të bëhet destinacion i preferuar për mysafiret më kërkues. I vendosur në një pozicion magjepsës buzë liqenit ne (Ponte di Melide), me pamje panoramike 360 gradë, ky hotel i jashtëzakonshëm përfaqëson një standard të ri në luks, elegancë dhe rehati”, ka shkruar Pacolli.