Pamje: Një grua në Prishtinë rrethohet nga qentë endacakë - NACIONALE

Pamje: Një grua në Prishtinë rrethohet nga qentë endacakë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qytetarët në Prishtinë po vazhdojnë ta kenë si problem të vazhdueshëm sulmet nga qentë endacakë.

Cak i sulmit gjatë ditës së sotme ishte një grua e cila u vërsulë nga disa qenë në lagjen ‘Prishtina e Re’.

Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, kanë publikuar një video ku shihet një grua duke u munduar t’i largojë qentë me çantën e saj.

Siç shihet në të njëjtën video, përreth saj janë katër qenë që tentojnë vazhdimisht që ta sulmojnë, ndërkohë që aty nuk ka asnjë kalimtar i cili mund ta ndihmonte gruan.

Qentë endacak sulmojnë një grua ne lagjen Prishtina e re, sfidat e qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në postimin e tyre.

Lajme të ngjashme