Pamje nga Granada: Osmani bisedon me Scholz dhe Mitsotakis, Vuçiq mbetet i vetmuar
Samiti që po mbahet në Granada ka bërë bashkë liderë të shteteve të ndryshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar biseda me kancelarin gjerman Scholz e kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis.
Kurse, në skajin tjetër të pamjes shihet presidenti serb krejt i vetmuar.
Nuk dihet nëse arsye për këtë është sulmi terrorist prapa të cilit është dëshmuar me prova se ka qëndruar Serbia.
Osmani ka thënë se nuk do të takohet me Vuçiqin pa i vendosur atij sanksione.
