Pamje: Kurti pak metra larg Kuvendit, me xhipa niset për në seancë
Kryeministri në largim, Albin Kurti pak para vazhdimit të seancës të Kuvendit të Kosovës ka marrë pjesë në një ngjarje që duket të jetë organizuar në një prej hoteleve në kryeqytet.
Anise ndodhet shumë pranë Kuvendit të Kosovës, Kurti në seancë shkoi me xhipa.
Si zakonisht, i shoqëruar ishte edhe nga rojet e tij të shumtë.
Gazetarët që e kanë ndjekur ndërkohë, e kanë pyetur se a po shkon në seancë si deputet apo kryeministër.
Kurti sërish nuk ka pasur përgjigje në këtë pyetje.