Pamje: Kurti e Vuçiq e ndjekin nga afër fjalimin e sekretarit amerikan në Mynih - NACIONALE

Pamje: Kurti e Vuçiq e ndjekin nga afër fjalimin e sekretarit amerikan në Mynih

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku sot fjalimin e tij e ka mbajtur sekretari i Shtetit, Marko Rubio në një panel me temën “ShBA-të në Botë”.

Fjalimi është ndjekur nga figura të ndryshme publike e liderë botëroë, transmeton Nacionale.

Në rresht të ulur janë parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe, në fjalimin e tij Rubio theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa qëndrojnë të bashkuara.

Ai u shpreh se vendet evropiane mbeten aleatë të rëndësishëm dhe partnerë të afërt të SHBA-së.

Sipas tij, e ardhmja duhet të ndërtohet së bashku.

“Amerika po udhëheq drejt një shekulli të ri prosperiteti dhe dëshiron ta realizojë këtë krah për krah me ju, aleatët tanë të çmuar dhe miqtë tanë më të hershëm” – deklaroi Rubio.

Rubio siguroi gjithashtu se SHBA-ja nuk synon një ndarje transatlantike.

“Nuk kemi arsye të çmontojmë institucionet globale të rendit që kemi ngritur së bashku. Megjithatë, ato kanë nevojë për reforma” – tha sekretari amerikan.

Lajme të ngjashme