Pamje: Jakup Krasniqi viziton varrin e vëllait, që i vdiq para disa dite
Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, ka arritur në Kosovë nga paraburgimi në Hagë të Holandës.
Në një video të Indeksonline, Krasniqi shihet teksa bën homazhe te varri i vëllait të tij, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.
Gjatë tërë kohës, Krasniqi është parë nën percjelljen e EULEX-it.
Kujtojmë që Krasniqi, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, po vazhdon të gjykohet nga Dhomat e Specializuara për dyshimet rreth krimeve të luftës gjatë dhe pas luftës së fundit.