PAMJE DRAMATIKE: Zjarrfikësit vazhdojnë betejën me zjarrin në malet e Prevallës - NACIONALE

PAMJE DRAMATIKE: Zjarrfikësit vazhdojnë betejën me zjarrin në malet e Prevallës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zjarri po vazhdon të përhapet me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe edhe më e madhe në Prevallë.

Ekipi i Gazetës Nacionale nga vendi i ngjarjes kanë dërguar fotografi, ku është vërejtur një numër i madh i zjarrfikësve që po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dal edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka parë nga afër situatën.

Ndër të tjera, ekipi i Nacionales ka biseduar edhe me një motorist, i cili është angazhuar si vullnetar për të iu shpërndarë uj për zjarrfikësit që po punojnë vazhdimisht për të ndal zjarrin.

Në këtë pjesë të bjeshkëve, situata është bërë edhe më alarmante pasi që temperaturat e larta kanë krijuar kushtet e thata dhe era e fortë po e përhapin zjarrin edhe më shumë.

Përhapja e zjarrit ka bërë që gjendja të jetë alarmante për banorët dhe turistët që gjenden në këtë zonë.

Lajme të ngjashme