Pal Lekaj: RTK – Radiotelevizioni i Kurtit
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur RTK-në si Radiotelevizioni i Kurtit.
Në Kuvend, Lekaj ka thënë se Bordi i RTK-së është i dirigjuar nga Qeveria.
“Rikujtojmë se që katër vjet RTK nuk është Radio Televizioni i Kosovës por është Radio Televizioni i Kurtit. RTK-së nuk i duhet një bord që kontrollohet dhe keqpërdor mediat, gazetarët, fjalën e lirë dhe lajmet e vërteta. Ky bord dhe kjo udhëheqje e RTK-së e derigjuar nga Qeveria Kurti me plot kuptimin e fjalës duhet të shkarkohet sa më parë, sepse nuk i bën mirë as medias as demokracisë së vendit”, tha Lekaj.