Pak protestues: Ditë e qetë në komunat veriore
Për të shtatën ditë me radhë, po vazhdojnë protestat në tri komuna të veriut.
Ngjashëm sikur dje, edhe sot, pak protestues janë parë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.
Radio KIM raporton se është bërë ndërrimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, kurse ata të KFOR-it po vazhdojnë ta monitorojnë situatën.
Protestuesit po qëndrojnë nëpër disa çadra që i kanë vendosur pas reshjeve të shumta të shiut.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se numri i policëve mund të zvogëlohet, vetëm pas largimit të bandave nga veriu.