Pagesat e para nga Fondi i Rritjes priten këtë muaj, thotë Varhelyi - NACIONALE

Pagesat e para nga Fondi i Rritjes priten këtë muaj, thotë Varhelyi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pagesat e para nga Fondi i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor – i.e grante dhe kredi të buta – pritet të bëhen brenda këtij muaji, ka thënë Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

"Këto axhenda reformash u miratuan nga Këshilli Evropian javën e kaluar. Pra, në thelb presim që pagesat e para të bëhen brenda këtij muaji. Ky është plani. Kjo do të thotë gjithashtu se koha që vendet të vazhdojnë reformat për të marrë pagesa të mëtejshme është po mbaron”, zbuloi zyrtari evropian.

Kosovës – grante e kredi të buta – supozohet t’i takojnë rreth 880 milionë euro nga ky fond, ndërsa kryeministri kosovar, Albin Kurti, ka thënë se “sivjet, për të mos thënë këtë muaj” pritet disbursimi i këstit të parë.

Lajme të ngjashme