Paga mesatare, Kryeziu: Qeveria e jonë sikur mos me jetuar në Kosovë
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se mesatarja e pagës në sektorin privat është 470 euro.
Ai ka bërë me dije se Kurti po sillet si mos me jetuar në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se kur kryeministri përmend pagën mesatare duket se flet për pagën e kamarierëve.
“Qeveria e jonë sikur mos me jetuar në Kosovë?! Kur po flet për pagën mesatare në sektorin privat prej 470 euro, duket se po i referohet tri kategorive të pagave në këtë sektor, atyre të kamariereve, të shitësve në supermarkete dhe pastruesve. Vlera prej 470 eurove, në sektorin privat me tepër eshtë pagesë për praktikantë e jo për kategori të profilizuara e të kualifikuara”, ka shkruar Kryeziu.