Paga e muajit shkurt për punonjësit e sektorit publik del me rritje - NACIONALE

Paga e muajit shkurt për punonjësit e sektorit publik del me rritje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje u miratuan edhe në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Buxhetin e vitit 2023.

Me 63 vota për, ky projektligji kaloi në Kuvend, kurse propozimi i opozitës prej 132 euro u rrëzua pasi nuk e kishte besimin e shumicës.

Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, duke filluar nga 2 deri në 18. Paga më e lartë do të jetë ajo e presidentit me koeficientin 18, apo 1890 euro.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës me datën 1 të këtij muaji miratoi vendimin për caktimin e koeficientit, që edhe zyrtarisht u bë 105.

Ky koeficient pati kritika të shumta, megjithëse kishte të atillë që ishin të kënaqur me ndryshimet.

Duhet përmendur faktin se te Avokati i Popullit poashtu janë dërguar të paktën 18 ankesa deri më tani.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra, pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 4 do të marrë pagë 420 euro bazë, pa llogaritur shtesat.

Lajme të ngjashme