Paditën kompanitë turke dhe polake që nuk e sollën grurin dhe vajin në Kosovë - NACIONALE

Paditën kompanitë turke dhe polake që nuk e sollën grurin dhe vajin në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy kompanitë që ishin kontraktuar për t`i mbushur rezervat shtetërore tashmë janë paditure nga Republika e Kosovës.

Avokatura Shtetërore e Kosovës ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se më 2 gusht të këtij viti ka ushtruar padi ndaj kompanisë së grurit nga Turqia “Yafe Turizm Insaat” dhe kompanisë së vajit nga Polonia “Xanto SP.Z.O.O”.

Avokatura ka bërë me dije se padia është bërë në Gjykatës Komerciale në Prishtinë.

Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Avokatura Shtetërore ka iniciuar konteste gjyqësore – padinë në Gjykatën Komerciale në Prishtinë ndaj dy operatorëve ekonomikë, Yafe Turizm Insaat dhe Xanto SP.Z.O.O”, thuhet në përgjigjen e Avokaturës Shtetërore për “Betimi për Drejtësi”.

Padia është ushtruar pasi një pjesë e grurit, vajit dhe sheqerit, të cilat ishin paguar nga Qeveria e Kosovës, nuk kishin ardhur kurrë në Kosovës.

Dëmi që i është buxhetit të Kosovës me këto veprime kap vlerën e mbi 600 mijë euro.

Lajme të ngjashme