Pacolli, Thaçit: President, babai juaj ka ikur me krenari nga kjo botë - NACIONALE

Pacolli, Thaçit: President, babai juaj ka ikur me krenari nga kjo botë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar vizitën e djeshme të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, te varri i babait të tij.

Ai i ka dhënë mbështetje ish-presidentit Thaçi, duke i ofruar ngushëllim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se babai i Thaçit ka ikur krenar nga kjo bote.

“Sot, Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi. President, babai juaj ka ikur nga kjo botë me krenari, për trashëgimtarët që ka lënë pas! I pavdekshëm qoftë emri i tij!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme