Pacolli reagon: Deputetët që bllokojnë punën në Kuvend, nuk duhet të paguhen
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për situatën politike.
Ai ka thënë se deputetët që e bllokojnë punën e Kuvendit, nuk duhet të paguhen.
“Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona. Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, ka shkruar Pacolli.