Pacolli: Kosova po themelon Zajednicën në këmbim të kthimit të serbëve në institucione - NACIONALE

Pacolli: Kosova po themelon Zajednicën në këmbim të kthimit të serbëve në institucione

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Ai shpreh bindjen se “me shumë gjasa” nesër do të nënshkruhet dokumenti i famshëm (propozimi franko-gjerman).

Pacolli thotë se Kosova mund të marrë përsipër formimin e Asociacionit në këmbim të kthimit të serbëve në institucione.

“Kosova nuk merr njohje nga Serbia, por përfiton nga të gjitha aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka prezencë (ndikim), si liberalizimi i vizave, Këshilli i Evropës etj., dhe ndoshta ndonjë njohje e ndonjë shteti anëtare e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën.” – argumenton z. Pacolli në profilin e tij në Facebook.
Megjithatë, ai ka bërë thirrje që kjo marrëveshje të nënshkruhet.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme