Pacolli falënderon ShBA-të për eventin e Pavarësisë - NACIONALE

Pacolli falënderon ShBA-të për eventin e Pavarësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për organizimin e eventit për ditën e tyre të Pavarësisë.

Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, ka organizuar një event në ambientet e saja, të cilin Pacolli e ka quajtur të mirë dhe me shije.

E plotë:

“Mbrëmë në ambientet elegante të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën patronatin e ambasadorit Hovenier, ishte organizua një pritje për të shënuar 247 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Aty ishin shumë miq dhe dashamirës të SHBA, mes tyre edhe unë me bashkëshorten time Mashen.

Ishte një event i organizuar mirë dhe me shije. Faleminderit Amerikë, faleminderit Ambasador Hovenier”

Lajme të ngjashme