“Pa rezultat”, thotë Bislimi për takimin me Petkoviqin - NACIONALE

“Pa rezultat”, thotë Bislimi për takimin me Petkoviqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryenegociatori i Kosovës njëherësh zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, pas takimit me homologun e tij Petar Petkoviq në Bruksel ka thënë se takimi, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Lajçak përfundoi pa “asnjë rezultat në temat e rëndësishme”, raporton Radio Evropa e Lirë .

Takimi trepalësh u mbajt këtë të enjte.

Lajçak fillimisht u takua veç e veç, me Bislimin e Petkoviqin. Për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ky është takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviqin nuk kishin arritur pajtueshmëri për t'u takuar së bashku.

Lajme të ngjashme