Pa pikë çehre: Kurti arrin në Kuvend, pas takimit me Krasniqin
Kryeministri në largim, Albin Kurti ka arritur me një pamje goxha të ngrysur pas takimit që pati me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli ka dërguar pamje ku Kurti shihet duke ecur i vetëm drejt karriges së tij.
Si zakonisht, ai sërish nuk ka folur, duke përfshirë këtu as për takimin me Krasniqin.
Ky i fundit ndërkaq, më herët para gazetarëve e bëri të qartë se qëndrimet e partisë që ai drejton vazhdojnë të jenë të njëjta.
“Pak më parë përfundova takimin me kryetarin e VV-së, deputetin Albin Kurti, me të cilin kemi shkëmby ide dhe diskutime sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Qëndrimet janë ato që ju i dini, e kam thënë këtu para jush, ia thash edhe Kurtit përsëri, që për PDK-në është shumë me rëndësi që sa më shpejt të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet, e të hyret në afatet kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë së ardhshme” – tha fillimisht ai, transmeton Nacionale.