Halitjaha flet nga Vjena për Nacionalen pasi u raportua se u "mor" nga Specialja: Nuk jam arrestuar
OVL-UÇK Nëndega Mushtisht, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë ë ditur se sot është “marrë” Komandant Sadik Halitjaha, nga Gjykata Speciale.
Sipas këtij njoftimi, kjo ka ndodhur gjatë kësaj të marte.
Nacionale ka kontaktuar Halitjahën, i cili ka thënë se është në Vienë, e se është thirrë nga Gjykata Speciale.
Në Vjenë jam, nuk jam arrestu. Nuk mundem me komentu (a jam deshmitare), mirëpo Gjykata më ka thirr jo Prokuroria"
E plotë:
MARRJET PËR NË HAGË VAZHDOJNË!
Sot më 07 Nëntor 2023 e moren Komandantin e ZOP Sadik Halitjaha!
Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata!
Urojm të ja dal për se mbari Komandanti që kurr në jet nuk njohu deshtim!
Si në Luft ashtu në paq përher gardian i Atdheut!
I urojm shendet vullnet dhe Suksese në këto perballëje të pa drejta e të pa barabarta!
Urojm dhe Shpresojm të dalësh sfidues dhe me nder!
Njoftojn Familjaret!