OVL-UÇK ia bën “bllok” Qeverisë Kurti, nuk bashkëpunon për 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë - NACIONALE

OVL-UÇK ia bën “bllok” Qeverisë Kurti, nuk bashkëpunon për 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që për ceremoninë e 17-vjetorit të shpalljes se pavarësisë të mos bashkëpunojë me Qeverinë Kurti.

Një vendim i tillë është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së OVL-UÇK-së.

Në vendim thuhet se kjo organizatë nuk do të bashkëpunojnë me qeverinë në detyre as për përvjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, e cila do të mbahet më 5,6 dhe 7 mars.

“Kryesia e OVL-UÇK-së në takimin e mbajtur më 13.02.2025, ka vendosur që nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyre të Qeverisë së Kosovës, lidhur me festimin e: 1. 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovë; 2. Manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të Familjes Jashari të datës 5, 6 dhe 7 mars”, thuhet në vendim e OVL-UÇK-së

Në arsyetim thuhet se deri te ky vendim kanë ardhur pasi Qeveria Kurti në mandatin e saj nuk ka treguar asnjë bashkëpunim.

Lajme të ngjashme