OVL-UÇK: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe sulm ndaj vlerave të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kuritit kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët po gjykohen në Hagë.
Përmes një reagimi, OVL-UÇK i ka dënuar pretendimet e deputetit Kurti, duke thënë se deklarata e tij është e papërgjegjshme dhe politikiksht e rrezikshme.
Sipas kësaj organizate, vlerësimet e Kurtit janë dëshmi e frikës nga drejtësia.
“Deklarata e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës. Ne, OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së, dënojmë me ashpërsi deklaratën e fundit të ish Kryeministrit Albin Kurti, i cili pretendon se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”. Ky deklarim publik është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm, veçanërisht në një kohë kur ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ngritur një aktakuzë e re, që përfshin pretendime për frikësim, pengim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve, nëpërmjet komunikimeve të mundshme nga institucioni i paraburgimit”, është thënë në reagim.
OVL-UÇK e ka kritikuar Albin Kurti për mosprkrahej të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Z. Kurti, kur s’mund të ndihmosh, të paktën mos i dëmto! Gjatë këtyre pesë viteve paraburgim të zgjatur, asnjëherë nuk ke bërë një vizitë, as një fjalë nuk ke thënë për keqtrajtimet e tyre, ndonëse e gjithë Kosova dhe personalitete të shumta ndërkombëtare kanë reaguar për padrejtësitë që po u bëhen. Në vend që të kryesh detyrën tënde si Kryeministër për të mbrojtur qytetarët e vendit, ti zgjedh t’i godasësh ata në momentin më të ndjeshëm të betejës së tyre për drejtësi”, është thënë nder të tjera në reagim.