Osmani viziton shtëpinë e djegur të familjes serbe Joziq, tregon se shteti po ua rindërton - NACIONALE

Osmani viziton shtëpinë e djegur të familjes serbe Joziq, tregon se shteti po ua rindërton

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Javë më parë një familjes serbe në fshatin Veriq të Komunës së Istogut iu dogj shtëpia nga zjarrëvënës ende të paidentifikuar, ndërkaq sot edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vizituar atë shtëpi duke e quajtur “të papranueshëm” aktin e këtillë.

Përveç të papranueshëm, Vjosa Osmani e quajti edhe “akt kundër Republikës tonë” derisa edhe njoftoi se shteti kosovar po ndihmon në rindërtimin e shtëpisë së familjes Joziq.

Istog gjithmonë ka qenë shembull shndërritës i gjithpërfshirëjes që ka përfaqëfuar fuqinë e diverzitetit. Djegia e shtëpisë së familjes Joziq është një akt i papranueshëm. Akt kundër Republikës. Derisa ne po ua rindërtojmë shtëpinë, jemi të përkushtuar të sigureojmë se ndjehen rehat dhe të sigurt”, ka shkruar Vjosa Osmani në rrjetin e saj në Twitter.

Lajme të ngjashme