Osmani takon Sorensenin: Do të punojmë për njohje të ndërsjellë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sørensen.
Siç njoftohet, gjatë takimit, Osmani ka theksuar angazhimin e Kosovës për të vazhduar punën me aleatët për të përmbyllur procesin e dialogut me njohje të ndërsjellë.
“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë" - Osmani.